Pa ushqim, njeriu mund të jetojë përreth 1 muaj.
Pa ujë, njeriu mund të jetojë përreth 1 javë.
Por pa ajër, njeriu do të vdiste në më pak se 6 minuta.
Problemi
Ajri që ne thithim është thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë. Marrja e frymës së freskët, së pastër jo vetëm na mban gjallë por na ndihmon që të mendojmë më qartësisht, të flejmë më qetë dhe të qëndrojmë të shëndetshëm.
Pavarësisht faktit ku jetoni, në qytet apo fshat, ju mund të keni probleme me një mjedis të pistë dhe jo të shëndetshëm. Ndotja e ajrit në ambjentet e jashtme mund të jetë më e dukshme për shkak të tytave të makinave dhe oxhakëve të fabrikave, por sipas fakteve të mëposhtme, ajri i ambjenteve të mbyllura shkakton impakt shumë më të madh në shëndetin e njeriut sepse është shumë më i ndotur.
Rezultatet e kërkimeve mbi cilësinë e ajrit në ambjentet e mbyllura:
- Sipas të dhënave të agjensisë për mbrojtjen e mjedisit (AMM), ajri i ambjenteve të brenshme është 50 deri në 100 herë më i ndotur se ajri në ambjentet e jashtme.
- AMM-ja paralajmëron se cilësia e ajrit brenda ndërtesave është tani problemi kryesor për shëndetin.
- Shtëpitë e sotme dhe ndërtesat në përgjithësi janë ndërtuar në mënyra që krijojnë probleme në ajrim dhe për rrjedhoje, faktorët fizikë që pastrojnë ajrin, si ozoni dhe ionet negative mbeten jashtë mureve të shtëpive ndërsa ndotësit mbeten brenda.
- Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjive 'American College of Allergies', 50% e të gjitha sëmundjeve rëndohen ose shkaktohen nga ajri i ndotur në mjediset e mbyllura.
- Shumica e njerëzve harxhojnë rreth 65% të kohës në shtëpi dhe pak më shumë se 90% të totalit të ditë-natës në vende të ndryshme të mbyllura. Për rrjedhojë, ajri i mjediseve të mbyllura do të ndikojë shumë më tepër në shëndetin tonë sesa ajri në mjediset e hapura.
- Sipas Amerikës Shkencore 'Scientific America' një bebe që zvarritet përdhe në shtëpi, thith ndotës të barazvlefshëm me 4 cigare në dite si pasoje e gazrave të lëshuar nga tapetet, moketet, mykut, kërpudhat, grimca pluhuri, etj.
- AMM-ja na paralajmëron se 6 nga 10 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë të sëmura, dmth që si pasoje e ndotësve të ajrit janë të rrezikshme për tu banuar.
- Shoqata Amerikane e Kirurgëve të përgjithshëm (US Surgeon General) thekson që tymi dytësor që shkakton thithjen pasive të duhanit shkakton mijëra vdekje në të rritur jo duhanpirës dhe dëmton shëndetin e qindra mijëra fëmijëve të vegjël.
Fakte të tjera interesante:
- Rastet e Astmas janë rritur me mbi 100% që nga viti 1976.
- Pothuajse 1 në 9 fëmijë sot vuan nga Astma.
- Rastet e vdekjeve të shkaktuara nga Astma janë trefishuar dhe pesëfishuar te fëmijët midis moshës 5 dhe 9 duke llogaritur që nga 1976.
- Rastet e shtrimeve në spital dhe vizitave te mjeku vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike.