Sistem për pastrimin e ujit (filtër uji)
Forcat rigjeneruese të tokës kanë garantuar gjithmonë ujin më të pastër dhe më të shëndetshëm, pavarësisht nqs e merr nga rubineti, pusi, liqeni apo qoftë edhe deti.
Sistemi më i garantuar për pastrimin e ujit që ekziston ndërkombëtarisht deri më sot është Imperial Maximum Club Water System nga Camelot dhe tani erdhi për t'iu shtuar listës Aqua Vie e prodhuar në ShBA. Pas shumë vitesh kërkimi të imtësishëm dhe studimi të problemit në thellësi, shumë shkencëtarë të dalluar arritën të ndërtojnë pajisjen perfekte që e pastrojnë ujin deri nga arseniku dhe nitratet.
Sistemi për pastrimin e ujit Aqua Vie nga Camelot u shqyrtua nga dhjetëra laboratorë kimikë nëpër botë dhe është certifikuar me vulën e artë të Shoqatës për Cilësinë e Ujit (Water Quality Association). Sistemi Aqua Vie largon 100% të të gjithë ndotësve kimikë dhe patogjenëve të rrezikshëm si benzeni, kloroformi, pesticidet, fibrat e amiantit, plumbi, kromi hekzavalent, klori rezidual, erërat e këqija, shijet e këqija, turbullirat, bakteriet, si dhe nitratet etj.
Nga se është e përbërë Aqua Vie
Nga jashtë dhe nga brenda Sistemi Aqua Vie është i ndërtuar për të qënë i besueshëm dhe cilësor me materiale të miratuara nga Administrata e Medikamenteve dhe Ushqimeve (Food and Drugs Administration) në ShBA. Në secilin hap të ndërtimit të Aqua Vie ndodhin kontrolle cilesie për të konfirmuar që cdo sistem Aqua Vie është plotësisht në përputhje me standartet e planit të prodhimit.
Si të pastrojmë ujin
Aqua Vie riprodhon mënyrën natyrale të pastrimit të ujit e cila ndodh prej miliona vitesh tashmë si dhe përdor karbon farmaceutik dhe minerale të provuara për të na dhënë një ujë më të pastër dhe të shëndetshëm me përqindjen e kripërave minerale që na duhen patjetër në familje për të pasur shëndet të mirë. AQUA VIE heq 100% të arsenikut, kromit hekzavalent, nitrateve, nitriteve, metaleve të rënda, insekticideve, klorit dhe në përgjithësi të të gjithë helmeve, patogjenëve, virusëve, dhe nënprodukteve të tjera të rrezikshme. Në vijim pasurohet nga kripërat minerale për të cilat kemi nevojë.
Pavarësisht nga ku vjen uji i pistë, liqeni, pusi, deti apo ndonjë burim tjetër, rezultati pas pastrimit të tij është i njëjtë. Kjo gjë do të na garantonte ujë të pastër dhe të shëndetshëm.
T'U JAPIM UJË TË SHËNDETSHËM FËMIJËVE TANË DHE T'I MËSOJMË ATA TË PIJNË NË MËNYRË KORREKTE SASINË E DUHUR TË TIJ, DO TË THOTË TË KEMI SIGURUAR DHURATËN MË TË MIRË PËR TA, AS MË PAK E AS MË SHUMË SE SHËNDETIN E TYRE. PRANDAJ DUHET ZGJEDHUR AQUA VIE!
Jeta dhe shëndeti janë dhurata e Zotit për ne, dhe ne kemi për detyrë të kujdesemi për to. Por është edhe një tjetër dhuratë që është me e shtrenjtë se cdo gjë tjetër. Janë fëmijët. Janë pasuria më e cmuar që ne kemi. Të shohim fëmijët tanë të rriten dhe zhvillohen në qënie të shëndetshme dhe të lumtura është gëzimi më i pamatë që s'ka cmim apo kufij. Për rrjedhoje, në mënyrë që të ruajmë dhe mbajmë shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve tanë, ne duhet si fillim t'u japim atyre ujë të pastër dhe të sigurt si uji i sistemeve Imperial dhe AQUA VIE pa fibra amianti, pesticide, fertilizues, mbetje fabrikash, helme nga vendgrumbullimet e plehrave, klori dhe ndotës të tjerë të rrezikshëm.
Të gjitha këto substanca të dëmshme janë përgjegjëse për shumë sëmundje dhe në vecanti për (arterosklerozën, nefropatinë, kardiopatinë, All these harmful substances are responsible for many serious diseases and particularly as (arteriosclerosis, nephropathy, cardiopathy etj) Fatkeqësisht, këta ndotës të rrezikshëm janë gjetur si kokteijl helmesh në ujin e rubinetit dhe ujin e ambalazhuar i cili sipas të gjithë specialistëve, nuk është i ndryshëm nga uji i cezmës për rreziqet që mbart. AQUA VIE është përzgjedhja përfundimtare e duhur e cila do të sigurojë ruajtjen e shëndetit tonë.