Gjenerata e re e ionizuesve me teknologji plasma.
Të dashur klientë,
Ionizuesi PLASMA IONULTRA CLEAN®AIR PURIFIER ju ofron ajër të pastër dhe të shëndetshëm pa zhurmë dhe në mënyrë efikase!
Plasma thirret shpeshherë gjëndja e katërt e lëndës, tre të tjerat duke qënë e ngurta, e lëngta dhe e gazta. Ionultra Clean përdor plasmën per të larguar osmozat, pluhurin, mikroorganizmat e pluhurit, merimangat si dhe gjithashtu bakteriet dhe ndotësit kimikë që gjenden në ajër. Plazma Ionultra Clean është një produkt i teknologjisë së re që ionizon dhe pastron ajrin në mënyrë të ndryshme nga modelet tradicionale. Nuk ka ventilator, por një shpërthim ajri të freskët, një atmosferë që del nga njësia.
Ky është fenomeni Plasma i cili krijon atmosferën ionike. Pluhuri kapet sipas mënyrës së ndertimit të strukturave të brendshme të pajisjes. Trupthat e infektuesve që gjenden në ajër tërhiqen dhe kapen në këto struktura të brendshme. Ozoni i prodhuar në mënyrë të moderuar eliminon shumë erëra të këqija që gjenden në shtëpi dhe zyrë, përfshirë këtu edhe tymin e duhanit. Ionet e shumta negative që lëshon pajisja freskojnë ajrin dhe tërheqin trupthat që qëndrojnë pezull duke i bërë aq të rënda sa ato të mos munden më të lëvizin pezull në ajër.
Ionizuesi IONULTRA CLEAN® rekomandohet vecanërisht për perdorim në dhoma ose zyra ku ka kompjutera sepse nxehtësia dhe fusha magnetike që krijojnë kompjuterat, sjellin pluhur dhe ndihmojnë zhvillimin e infektuesve të cilët përhapen në ajër. Gjithashtu tymi i duhanit dhe ngarkesat elektrike pozitive që krijohen nga monitorët e kompjuterave përbëjnë rrezik për shëndetin dhe mund të shkaktojnë dëmtime në mushkëri dhe ndjenjë lodhjeje.
Ionizuesi IONULTRA CLEAN® pa zhurmë përmirëson cilesinë e ajrit që thithim në mushkritë tona, sipërfaqja përthithëse e së cilave ndryshon nga 30 deri në 100 m2. Kur Ionultra Clean është në funksionim, ju ndjeni dhe nuhatni atmosferën e freskët të ajrit që vjen nga ana e përparme e pajisjes. Ky është ajri i paster i cili përmban ione negative. Veprimi i Ionultra Clean përforcohet edhe më shumë kur përdoret në hapësira të mbyllura që kanë qarkullim të mirë ajri.
APLIKIMET:
Përdoret në sallone, dhoma gjumi, restorante, zyra, dhoma studimi, vende ku ka kompjutera dhe vende të tjera të brendshme me qellim eliminimin e bakterieve që ekzistojnë në ajer si dhe tymin e duhanit, etj.