Pyetje të shpeshta

01) A është e vërtetë që uji i çesmës dhe ai i ambalazhuar janë shkaktarët e shumë sëmundjeve?

Po sigurisht. Është vertetuar plotësisht nga kërkimet që janë bërë që uji i pijshëm është shkaktari i 80% të sëmundjeve. Kështu që nqs uji nuk është i pastër dhe i filtruar, të gjitha mbetjet e rrezikshme si plumbi, amianti, klori, nitritet, arseniku, kromi heksavalent etj do të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Gjithashtu, në përputhje me kërkimet që janë bërë, 25000 njerëz vdesin çdo vit nga ujërat e ambalazhuara sepse në më të shumtët prej tyre ka plastifikues, bisphenol A, mikroorganizma patogjenë dhe përgjithësisht ky ujë është njollosur shumë herë si pasojë e temperaturave të larta dhe kohës së gjatë kur ka qëndruar i mbyllur në bidonat plastikë.

02) Uji i klorinuar. A është klori i dëmshëm?

Sigurisht. Është vërtetuar tashmë nga qindra analiza dhe komunitete që klori është përgjegjës për zhvillime të kancerit, dështime gjatë shtatëzanisë, dëmtime në mëlçi dhe në veshka, probleme në riprodhim dhe në lindshmëri, sëmundje nervore, probleme në sistemin imunitar etj. Prandaj klori duhet që të hiqet përpara se uji të konsumohet dhe kjo duhet të arrihet me filtrimin e saktë të ujit.

03) Disa njerëz gjejnë si zgjidhje ujin e ambalazhuar. A është kjo një zgjidhje për shëndetin e tyre?

59% e ujit të ambalazhuar që qarkullon në të gjithë botën nuk vjen nga burimet por është i filtruar. Është ujë i filtruar që vjen nga burimet sipërfaqësore ose të nëndheshëm (lumenj, liqene, shpime, etj) dhe është trajtuar për tu pastruar dhe për të qënë gati për konsum. Këtë gjë mund ta bëjmë shumë mirë vetë në shtëpinë tonë me anë të filtrave specialë. Ndërkohë, këtë gjë e bëjnë të tjerë që e shesin ujin 500 deri në 1000 herë më shumë nga kostoja e ujit të rrjetit. Por përsa i përket çështjes nëse uji i ambalazhuar është i sigurt për shëndetin tonë përgjigja është jo. Kjo sepse nga shumë kërkime që janë bërë është provuar që uji i ambalazhuar, në ndryshim nga uji i çesmës, përmban një numër të madh mikroorganizmash të rrezikshëm. Është raportuar një rritje me 10000 herë e bakterieve heterotrofike pas tre javësh ruajtje në ambalazh. Për më tepër mund të hasim edhe substanca të rrezikshme kimike që e kanë prejardhjen nga shishet plastike si p.sh. plastifikuesit kancerogjenë. Nqs lexojmë etiketën e shisheve të ujit të ambalazhuar, do të shohim që aty thuhet shishja duhet të ruhet në vende të fresketa dhe të thata, në temperatura jo më të larta se 18 gradë celcius. Por në më të shumtën e rasteve shishet transportohen me kamiona të hapur dhe ruhen në rafte me temperatura të larta. Si përfundim, kur ne e blejmë ujin ai është i ndotur.
Duke i hedhur një sy datës së skadencës, kuptojmë që uji mund të rri edhe 1 vit në ambalazh i pakonsumuar. Vërtet lind pyetja: Sa nga ne do të mund të hanin ushqim të konservuar në mëngjes, në drekë dhe në darkë vazhdimisht? Kjo vlen edhe për ujin e ambalazhuar. Në terma ekonomikë, uji i ambalazhuar është shumë i shtrenjtë dhe i papërshtatshëm mqns kryerja e transportit të tij në kushtet e përshtatshme është shumë e vështirë. Zakonisht ne e përdorim ujin e ambalazhuar vetëm pér të pirë dhe nuk e përdorim për të larë frutat dhe perimet apo për të gatuar. Në fund nuk duhet harruar kostoja për mjedisin. Ambalazhi plastik ndot mjedisin. Për prodhimin dhe transportin e tij nevojitet shumë naftë dhe ujë. Në ajër çlirohet acid klorik (HClO3), metale të rënda dhe dioksinë kur plastika digjet në furra. Vini re që degradimi i tyre në tokë bëhet gjatë 300 deri 500 vjetësh.

04) A duhet të përdorim ujë të pastër për ushqimet dhe pijet tona?

Sigurisht. Ndryshe do të konsumojmë ushqim dhe pije me ndotës të rrezikshëm në përqëndrim të madh me gjithë pasojat që ata sjellin për shëndetin tonë.

05) A duhet ti lajmë ushqimet (frutat, perimet, mishin peshkun etj) me ujë të pastër dhe të filtruar?

Patjetër. Nqs do ti lanim frutat dhe perimet me ujë të klorinuar, një sasi e madhe klori do të përthithej nga to dhe do të kalonte në organizmin tonë. Në ujin e klorinuar krijohen trihalometanet kancerogjene të cilat në i marrim nga përdorimi i ujit të klorinuar.

06) A kemi nevojë për ujë të pastër në banjën dhe dushin tonë?

Është vertetuar që gjatë dushit që ne bëjmë trupi ynë thith më shumë klor dhe substanca të tjera të dëmshmë nëpërmjet lëkurës nga çfarë do të merrnim nqs do të konsumonim ujë të pafiltruar nga rubineti. Në një dush të ngrohtë poret e lëkurës hapen dhe përthithin me lehtë klorin dhe kimikatet e tjera të rrezikshme. Klori dhe substanca të tjera avullojnë në një temperaturë më të ulët dhe me një shpejtësi më të lartë se uji. Gjatë dushit të vazhdueshëm ne thithim avuj klori në nivele të larta përqëndrimi me pasoja afatgjata për shëndetin tonë.

07) A mund ta pastrojmë ujin duke e valuar?

Jo. Me valim nuk mund ta pastrojmë ujin nga fibrat e amiantit, plumbi dhe kimikate të ndryshme të rrezikshme si pesticidet etj. Me zierjen e ujit, një pjesë e tij avullon dhe rrjedhimisht përqëndrimi i ndotësve të rrezikshme rritet. Me zierjen e ujit ne mund të vrasim bakteriet që nuk i rezistojnë nxehtësisë por jo të tjerat që i rezistojnë.

08) Çfarë ndodh me filtrat kanë apo me filtra të tjerë të vegjël? A e pastrojnë ata ujin?

Filtrat kanë ose filtrat e tjerë të vegjël që hyjnë në çesma në thelb nuk janë prodhuar për të pastruar ujin por thjesht për ti hequr një përqindje të vogël të klorit dhe disa substancave të tjera. Por këto filtra nuk janë në gjëndje të heqin nga uji fibrat e amiantit, pesticidet, hidrokarbonet aromatikë policiklikë, hekurin, cistet, bakteriet, antibiotikët, medikamentet veterinare e shumë të tjera.

09) Çfarë thuhet për filtrat me rrezatim UltraViolet (UV Lamp) dhe përse ju nuk keni sisteme me këtë teknologji?

Filtrat me rrezatim UltraViolet e rrezatojnë ujin dhe duhet korrent për ti vendosur në punë. Me filtrat me rrezatim UltraViolet substancat në ujë mund të lejojnë që mikrobet të “fshihen” pas tyre duke mos e lejuar rrezatimin që ti vrasë. Gjithashtu disa faktorë ndotës mund të mbulojnë mekanizmin e rrezatimit duke bllokuar sasine e mjaftueshme të dritës të arrij tek mikroorganizmat që duhen eliminuar prandaj dhe llampat UV duhen ndryshuar shpeshherë.
Me raste ato pushojnë së punuari saktë pas 2 ose 3 muajsh. Gjithashtu cistet nuk vriten nga rrezatimi UltraViolet. Cistet mund të filtrohen vetëm me filtra specialë që u përgjigjen standarteve dhe që projektohen posaçërisht për largimin e tyre. Në të vërtetë, sa nga ne do të pranonin që të pijnë çdo ditë ujë që ka kaluar më përpara nga rrezet? Një sistem filtrimi me rrezatim UltraViolet nuk ka filtra të brendshëm që të ndalojnë mikroorganizmat patogjenë të cilët përfundimisht kalojnë dhe depërtojnë në ujin e filtruar. Gjithashtu rrezatimi UltraViolet ndihmon në heqjen e mikroorganizmave por jo të ndotësve kimikë. Kur rrezatimi UltraViolet vret mikroorganizmat e rrezikshëm ai vret edhe mikroorganizmat "e mirë" për të cilët ne kemi nevojë.
Si përfundim, është vërtetuar që rrezatimi UltraViolet e kthen ujin në joenergjik, dmth uji nuk ka më energjinë që duhet të kishte.

10) Çfarë thuhet për filtrat me osmozë të kundërt dhe përse ju nuk shisni sisteme me këtë teknologji?

Filtrat me osmozë të kundërt heqin kripërat minerale dhe e bëjnë ujin të distiluar, pra të papijshëm dhe të pashëndetshëm (lexoni udhëzimet e një uji të paionizuar në farmaci). Dy efekte të rëndësishme në shëndetin tonë që ndodhin kur konsumojmë ujë pa kripëra minerale janë:
a. Uji pa kripëra minerale ka më shumë protone hidrogjeni që e ulin pH-in e ujit nën 7, pra e bëjnë atë më acid. Në çdo rast që përthithim substanca acide, trupi do të heq kripëra minerale nga dhëmbët dhe nga kockat tuaja që të krijojë bikarbonat për të balancuar aciditetin, dmth uji transformohet në agresiv duke nxjerr kalcium nga shtylla jonë kurrizore dhe nga dhëmbet me pasoja shkatëruese për shëndetin tonë. Ky ujë është jo energjik dhe me pasoja për shëndetin.
b. Është provuar që kur lëngjet e trupit shkojnë nga alkalinë në acidë, prodhimi i radikalëve të lirë rritet bashkë me shancet për të zhvilluar kancer. Gjithashtu filtrat me osmozë të kundërt nuk ndalojnë përfundimisht bakteriet dhe viruset. Me këtë sistem filtrimi ka harxhim të madh uji sepse për çdo 3 litra ujë të filtruar, përdoren dhe derdhen 8 litra ujë. Me kalimin e kohës membranat ndoten dhe efikasiteti i tyre ulet. Si përfundim për shkak të kombinimit të mikroorganizmave, një helm shumë i rrezikshëm lëshohet dhe hyn në ujin e trajtuar me efekte serioze për shëndetin tonë, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
KUJDES: Ky lloj uji është për tu përdorur vetëm për bateritë, hekurin, banjën, larjen e pjatave por jo për tu pirë.

11) Më kanë bërë një test me një aparat precipitator elektrik dhe ndryshoi ngjyra e ujit të çesmë dhe disa ujrave të tjerë të filtruar përveç ujit të filtruar me osmozë të kundërt nga ata. A është ky një fakt që uji im nuk është i pastër dhe uji i tyre ës?

Shitësat që përdorin aparate precipitatorë elektrikë janë një shembull tipik i blerësve të keqdrejtuar nga thënie mbi atë që tregon dhe atë që s’tregon kontroll të ujit. Auditi i kryer në këtë mënyrë tregon vetëm nivele të kripërave minerale apo fortësinë e ujit dhe jep asnjë informacion për cilësinë e ujit ose praninë e mundshme të ndotësve të rrezikshëm për shëndetin.
Në lidhje me sa u tha më sipër, Shoqata për Cilësinë e Ujit WQA (Water Quality Association), e cila është me e madhja dhe më e njohura për cilësinë e ujit, në dokumentin "Deklaratë e Autoritetit WQA për kontrollin mbi sedimentimin" tregon që kontrolli me precipitator elektrik është keqdrejtues duke thënë: "Organizata e Cilësisë së Ujit nuk e përdor kontrollin elektrik (me elektroda) si një mjet për të kontrolluar cilësinë e ujit sepse është mashtrim. Precipitatori elektrik lëshon metale ionike në ujë (ndryshk nga shufrat metalike) i cili formon precipitat qartësisht të dukshëm në ujë. Kjo është sepse në ujë janë kripëra minerale të dobishme për trupin tonë kurse në ujin e deionizuar nuk ka minerale. Uji i deionizuar është pa kripëra dhe pa energji, nuk reagon ndaj rrymës elektrike dhe kështu nuk ndryshon ngjyrë.
Është i papërshtatshëm për tu pirë dhe shumë i rrezikshëm. Nqs takoni dikë që përpiqet t’ju keqdrejtojë në këtë mënyrë, ju lutemi të na kontaktoni duke na dhënë informacion për të ndërmarr hapat e mëtejshëm".

12) A luajnë rol çertifikatat që ka një filtër, apo ata janë të njëjtë?

Është shumë e rëndësishme që një person të mund të shikoj çertifikimet e ndryshme që janë të vlefshme dhe atë që operatorët e ujit kanë. Ekzistojnë kompani në injorancë dhe shfrytëzim të botës që thonë se kanë çertifikime. Por kur iu kërkohen provat, ata s’kanë gjë për të treguar. Gjithashtu është e rëndësishme të shikohet për çfarë parametrash janë bërë provime. P.sh. disa filtra mund të kenë çertifikatë nga një organizatë për heqjen e një parametri si p.sh. klori. Kjo nuk do të thotë që ky filtër heq çdo gjë tjetër. Prandaj është shumë e rëndësishme të shikohet nqs filtri është testuar në parametra të ndryshëm. Në fund, ka kompani që kanë konfirmim nga një laborator vendor për heqjen e ndotësve të rrezikshëm. Shpeshherë laboratorët vendorë dhe të vegjël nuk i kanë mundësitë për të bërë një provim të plotë për të gjetur ndotësit dhe nuk mund të varemi tek ata.

13) A luajnë rol mikronët (micron) në një filtër me karbon aktiv?

Mikronët luajnë një rol kyç në filtrat me karbon aktiv sepse sa me e vogël përmasa aq më i mirë filtrimi. Specifikisht, poret e Impiantit Imperial Maximum janë 0.1 mikron (mikrometra), të Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus është nën 0.2 mikron. Kështu ato largojnë pathogjenët nga uji sepse mikroorganizmi pathogjen më i vogël është mbi 0.7 mikron. Kujdes: Mikronët e filtrave me osmozë të kundërt mund të duken të vegjël por ato bëjnë ujë të distiluar, të rrezikshëm dhe që s’duhet pirë.

14) A luan rol cilësia e karbonit?

Cilësia e karbonit luan një rol shumë të rëndësishëm në përthithjen e ujit dhe në aftësinë e tij për ti hequr ndotësit e rrezikshëm nga uji. Karboni aktiv farmaceutik i Imperial Maximum, Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus është nga më të saktët e mundshëm, i prodhuar në Ishujt Hawaii ekskluzivisht për fabrikat tona në Sh.B.A dhe e ka prejardhjen nga lëvorja e arrës së kokosit. Ka aftësinë të përthithë sasinë e barazvlefshme me atë që do të përthithte një sipërfaqe prej qindra mijëra metrash katrorë. Kujdes: Ekziston karbon sintetik në filtra të tjerë dhe prurja e tij është minimale dhe shpeshherë e rrezikshme. Gjithashtu, notat janë të ndryshme, me kosto të ndryshme dhe performancë të ndryshme.

15) A i heqin sistemet tuaja mineralet e mira nga uji?

Sistemet si Imperial Maximum, Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus nuk i heqin mineralet e mira nga uji dhe gjurmojnë elementë të cilët janë të nevojshëm të jenë të pranishëm në ujë. Aqua Vie dhe Columbia Distiller i heqin mineralet fillimisht sepse pastrimi i ujit në këto sisteme ndodh nëpërmjet distilimit. Por në vazhdim kalimi i ujit në një fishek me minerale i mbledh ato minerale esenciale të cilat i nevojiten trupit tonë. Mbledhja bëhet në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodh kur uji kalon nëpër shtresat e ndryshme të tokës dhe pasurohet me kripëra metalike si Natrium, Kalium, Magnezium, Calcium etj.

16) Unë kam ujë të mirë ose ujë me cilësi të panjohur. A mund ta pastroni ju?

Natyrisht. Sistemet tona si Columbia D dhe Aqua Vie janë të aftë ta pastrojnë ujin nga çdo gjë sepse ato e avullojnë ujin dhe pastaj krijojnë edhe një herë nga fillimi H2O që është i pastër dhe i kthjellër prandaj, praktikisht, juve nuk ju duhet ta kontrolloni fare cilësinë e këtij uji.

17) A i heqin sistemet tuaja mikroorganizmat pathogjenë?

Sistemet tona si Aqua Vie dhe Columbia D heqin 100% të pathogjenëve mqns uji avullon dhe riformohet. Sistemet tona si Imperial Maximum, Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus kanë respektivisht membrana me saktësi filtrimi 0.1 mikron dhe me pak se 0.2 mikron ndërkohë që diametri më i vogël i pathogjenëve në ujë është më i madh se 0.7 mikron. Prej kësaj rrjedh që mikroorganizmat pathogjenë të hequr në membranat e jashtme të Imperialit dhe në filtrin e qeramikës të Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus nuk do të hyjnë kurrë në ujin e filtruar.

18) A mund të mbështetemi të filtrat tuaja për pastrimin e ujit nga kromi hekzavalent dhe arseniku?

Të gjithë sistemet tanë Columbia D dhe Aqua Vie garantojnë ujë të pastër nga kromi, arseniku boroni etj.

19) Përse duhet të blej një sistem për pastrimin e ujit nga ju?

Po për cilësinë e garantuar të ujit që ju ofrohet përgjatë jetës. Ju jep ujë të shëndetshëm, të pastër dhe të garantuar deri në gotën e fundit para së ti ndërroni filtrat e brendshëm. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit që nga 1945 Camelot kontribuon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut duke ofruar zgjidhje moderne dhe shkencërisht të provuara. Impiantet e pastrimit Camelot vijnë pas vjetësh kërkimi dhe provimi nga trupa si Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Kalifornisë, Ortech International, Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në Sh.B.A, NSF International, WQA (Shoqata për cilësinë e ujit) në Sh.B.A, Universiteti Aristotel i Selanikut dhe shumë të tjerë. Sistemet tona do t’ju japin me shumë siguri dhe garanci ujin më të pastër, më të kthjellët, më të shëndetshëm dhe më të shijshëm vetëm sepse ne përdorim teknologjinë më të përparuar dhe materialet më të mira.
Ka leverdi në krahasim me kostot e transportit dhe të shitjes së ujërave në shishe me cilësi të dyshimtë dhe do t’ju sjell ekonomi të madhe në pirje, në gatim dhe në larje të ushqimit tuaj. Të gjithë sistemet tanë Imperial Maximum, Columbia II Plus dhe Aqua Vie II Plus ofrojnë përformancë më të lartë, leverdi dhe kanë nevojë për më pak mirëmbajtje sepse filtrat iu ndërrohen 1 herë në vit dhe jo më shpesh si shumica e filtrave të tjerë.
Gjithashtu impiantet e filtrimit Camelot janë të bëra me Inoks me një garanci të përjetshme mos oksidimi ndryshe nga filtrat e tjerë. Columbia D dhe Aqua Vie kane 3 vjet garanci për të gjitha pjesët. Në fund, këshillues me eksperiencë të Shëndetit që ne kemi do tu japin përgjigje të gjitha pyetjeve që ju keni.

20) Ne kemi një telefonatë nga një tjetër kompani e cila na ka propozuar një filtër shumë ekonomik. A do ta pastroj ai ujin tim?

Jo. Vetëm jeni në rrezik ta keqdrejtoni veten tuaj. Duhet të bëni shumë kujdes kur të blinï një filtër uji sepse ai lidhet me shëndetin tuaj dhe të familjes suaj dhe ju nuk duhet të talleni me veten tuaj duke menduar se po pini ujë të pastër. Filtrat e tanishëm janë të dyshimtë dhe disa kanë llampa me UltraViolet pa çertifikata zyrtare me gjithë pasojat që ato sjellin kur konsideroni se më shpesh se jo uji ka ndotës kimikë dhe më tej. Është mirë që kur lini takim apo shkoni në dyqanet ku shiten filtra uji, të mbyllni takim me përfaqësues të Camelot-it për të bërë krahasimin dhe mos u gënjeni duke blerë sistemin më të mirë të pastrimit për familjen tuaj me çmimin më të lirë. Nga kjo rrjedh që zgjedhja dhe vendimi që ju do të merrni do të jenë të duhurit dhe ju do të pini ujë të pastër dhe të shëndetshëm. Na telefononi dhe ne do t’ju asistojmë.

21) Vërtetë filtrat e brendshëm të Imperial Maximum, Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus duhen ndërruar një herë në vit sipas specifikimeve të tyre apo mund të vazhdosh ti mbash në përdorim për një periudhë kohe më të gjatë?

Sistemet e pastrimit të ujit Camelot japin një performancë më të mirë dhe kanë leverdi. Por për të ruajtur performancën, filtrat e brendshëm duhen ndërruar në intervale të përshtatshme të përcaktuara si nga fabrika e prodhimit të filtrave ashtu edhe nga Fondacioni Sanitar Kombëtar i Sh.B.A., NSF (National Sanitary Foundation of America), i cili ka provuar materialet e ndërtimit të filtrave dhe ka çertifikuar aftësitë. Funksionimi i filtrave është i përshtatshëm përgjatë një viti ose i barazvlefshëm me disa mijëra litra ujë të pastër, në varësi të cilësisë së ujit. Arsyet pse është e rëndësishme që filtrat të ndërrohen periodikisht dhe të mbrohet cilësia e ujit që ju dhe familja juaj konsumoni janë:
Gjithësecili/a duhet të jetë i/e vetëdijshme që të gjithë materialet kanë një jetëgjatësi. P.sh. qumështi. Nqs do ta konsumonim pas datës së skandencës të indikuar mbi pako do të dallonim që shija do të ndryshonte me ditë, dhe pastaj ai bëhet i rrezikshëm për shëndetin tonë, një konservant njëlloj. Edhe një copë stofe e papërdorur pas disa vjetësh do e humb rezistencën dhe të griset nga një presion minimal. Gomat e makinës edhe nqs data e nxjerrjes është jo e largët duhen ndërruar pas datës së përcaktuar nga prodhuesi sepse përndryshe ato nuk do të takoheshin me rrugën. Ilaçet e humbin efektshmërinë e tyre pas datës së indikuar dhe nuk e përmbushin qëllimin. E njëjta gje vlen edhe për materialet me të cilat janë ndërtuar filtrat Camelot. Jetëgjatësia e filtrave me karbon aktiv farmaceutik është një vit edhe kur në to ka kaluar vetëm një gotë me ujë. Pas kësaj kohe filtrat fillojnë të degradohen gradualisht dhe ndotësit e akumuluar mund të çlirohen në ujë. Pjesa tjetër e materialeve me jetëgjatësi 1 vjeçare gradualisht pushojnës së mbajturi papastërtitë dhe pas një farë kohe kthehen në ndotës. Kështu, pas një viti duhet bërë patjetër ndërrimi i filtrave të brendshëm që ju të vazhdoni të keni uji të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm.

22) A duhen ndryshuar vërtetë "fishekët" e Columbia Distiller dhe Aqua Vie sipas specifikimeve apo mund të vazhdosh ti përdorësh për një kohë më të gjatë?

"Fishekët" duhen ndërruar 1 herë në muaj sepse janë ndërtuar për të pasuruar ujin me mineral esenciale. "Fishekët" duhen ndërruar pas një muaji edhe për shkak të karbonit farmaceutik që gjendet brenda. Jetëgjatësia e fishekëve është 1 muaj që nga fillimi i përdorimit të tyre.

23) A mund ta ruaj ujin pas filtrimit?

Ju rekomandojmë që ujin e pastër të filtruar ta ruani në frigorifer për 4 deri në 5 ditë.

24) Shpeshherë kur e vendos ujin në tenxhere ose në tigan për ta zierë, aty ka mbetje të bardha. A do të thotë kjo që uji im është i papastër?

Uji i filtruar nga sistemet tuaja CAMELOT është i pastër. Mbetjet e bardha janë minerale si calciumi, magnesiumi etj., dhe duhet të jenë të pranishme në ujin e pijshëm. Për këtë arsye ato nuk duhet dhe nuk janë të filtruara nga sistemet tona. Vetëm gjatë zierjes dhe avullimit faqet e tenxheres apo tiganit mund të vishen nga këto depositime.

25) Ekzistojnë filtra të ngjashëm nga kompani të tjera. A mund ti vendos dhe përdor ata në sistemet tuaja?

Kujdes: Ka filtra "majmunë" të cilët janë të rrezikshëm. Filtrat e brendshëm duhen ndërruar vetëm me ato të prodhuesit sipas specifikimeve të pajisjes. Një filtër i brendshëm mund të duket i ngjashëm në përmasa dhe të vendoset mirë në pajisje. Por edhe diferenca me e vogël në përmasë mund të lejojë që uji të kalojë përreth filtrit të brendshëm dhe jo brenda tij.
Për më tepër, filtrat e tjerë të paçertifikuar nuk janë të së njëjtës cilësi të filtrave të propozuar nga prodhuesi dhe mund të jenë të një cilësie tjetër karboni dhe saktësie të ndryshme filtrimi.
Kjo çon në humbje të kapacitetit për të ulur agjentët infektivë ose në rrezikun për përçimin e ndotësve të ndryshëm të rrezikshëm në ujin tonë nqs filtri nuk arrin standartet minimale të sigurisë për materialet. Ende mund të gjenden ndotës të ndryshëm të rrezikshëm dhe në disa raste materiale toksike që nuk janë aprovuar nga FDA (Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në Sh.B.A.) që e bëjnë ujin me keq nga uji që vjen nga rrjeti.
Mqns sistemet për filtrimin e ujit testohen për siguri dhe materialet për performancën e disa filtrave të brendshëm të këtyre pajisjeve, është e doemosdoshme që gjithmonë të përdoret filtri i "brendshëm" i saktë. Duke përdorur filtrin e brendshëm të duhur dhe duke e ndërruar atë në kohën e kërkuar ju siguroni mbrojtje të plotë të shëndetit për të gjithë familjen tuaj.

26) Cilat janë shenjat për të cilat duhet të kërkojmë kur zgjedhim një sistem për pastrimin e ujit?

1. Ju duhet të kontrolloni nqs kompania është e besueshme dhe do të ketë disa vjet prani në hapësirë në mënyrë që të keni sigurinë e gjetjes se pjesëve dhe të shërbimit të drejtpërdrejtë. Është e zakonshme në shumë raste të shikosh për pjesë te dikush dhe të mos i gjesh sepse kompania ka mbyllur aktivitetin. Camelot ka një prani të fortë në shumë vende të botës dhe që prej 1 viti e gjysëm edhe në Shqipëri.
2. Është e rëndësishme që kompania dhe njerëzit që ju do të përzgjidhni të kenë mjaftueshëm njohuri në lidhje me ujin dhe sistemet e pastrimit të ujit. Njerëzit e Camelot-it kanë aftësitë dhe çertifikimet nga organizatat amerikanë më të mira për cilësinë e ujit (Water Quality Association) dhe sigurisht informacion dhe formim të vazhdueshëm për të rejat në shkencë dhe teknologji.
3. Është e doemosdoshme të sigurohet shërbimi për klientin dhe departamenti teknik i cili do të ishte përgjegjës për gjithçka ndodh me impiantin dhe do t’ju shërbente saktë dhe drejtpërdrejtë.
4. Është gjithashtu e rëndësishme që produkti që ju do të zgjidhni të ketë kredencialet për mbajtjen e ndotësve nga trupa zyrtare në mënyrë që tu jap mbrojtje ju dhe familjes suaj. Zakonisht shumë produkte konkurrente mund të kenë një çertifikatë por në më të shumtët e rasteve këto çertifikata janë dhënë për disa parametra dhe jo për dyzinën e kimikateve të ndryshme dhe substancave të rrezikshme. Po aq e rëndësishme është që ju të siguroheni që sistemi i pastrimit që ju do të zgjidhni nuk do ti heq mineralet që janë të nevojshme për trupin e njeriut. Sisteme si ato me osmozë të kundërt i largojnë edhe kripërat minerale.
5. Shumë herë njerëzit bëjnë eksperimente me detektorë të klorit në filtra të zëvendësueshëm të rinj duke dashur t’ju tregojnë se klori është larguar. Por ky eksperiment duhet të bëhet më vonë, p.sh., një vit pas ndërrimit për të parë nqs filtri vazhdon ta largojë klorin. Është e zakonshme që filtra konkurrentë ta heqin klorin në fillim dhe jo më pas 20 ditësh. Në këtë rast ju vetëm e keqdrejtoni veten duke menduar se pini ujë të pastër (Partnerët e Camelot-it e bëjnë përherë këtë eksperiment përpara ndërrimit të filtrave).
6. Duhet pasur shqetësimi i parë që ju mund të blini filtrin më të lirë të gjendur në treg dhe të keni iluzionin që ai ju siguron mbrojtje për shëndetin veçanërisht në kategorinë e filtrave paguaj dhe merr diçka si p.sh karrige etj. Sistemet e pastrimit të ujit do ti heqin ndotësit e rrezikshëm sipas aftësive të tyre prandaj ju duhet të përqëndroheni në sa efektiv është filtri juaj. Për më tepër, uji i rrjetit dhe dieta e varfër kontribuojnë si arsye madhore në 70% të sëmundjeve. Sidoqoftë, nqs ju dëshironi një filtër më të lirë, ne mund t’ju japim një zgjidhje të ngjashme me rezultate shumë më të mira dhe performancë në raport me çmimet që qarkullojnë në përgjithësi. Camelot është pionier në këtë fushë dhe arsyeja kryesore për këtë është eksperienca, njohuritë dhe respekti për klientin. Prodhimi në shkallë të madhe dhe porositë në mbarë botën e sistemeve të pastrimit të ujit CAMELOT ul kostot për ne dhe është përfitim i drejtpërdrejt për ju në çmimin që paguani.
7. Përpara se të përzgjedhim një sistem për pastrimin e ujit, është mirë bëni një krahasim me sistemet tona vetëm sepse vendim që ju do të merrni do të jetë ai i cili konsiderohet më i miri për ju.

Të dashur miq,
Konkluzioni final është që: ne jemi mbi 70% ujë. Uji i pastër dhe i shëndetshëm është ilaçi më i mirë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Me ne ju bëni zgjedhjen më të mirë.

27) Cilat janë arsyet që ju nuk keni filtra per në hyrjen kryesore?

Ne nuk kemi filtra që vendosen ne hyrjen kryesore të ujit për shkak se cfarëdo lloj filtrimi të bëhet nga hyrja kryesore e ujit nuk të garanton ujë të pastër dhe te shëndetshem deri sa të arrijë në cesmën tone sepse aty lindin mikroorganizma patogjenë të dëmshëm për shëndetin tonë nga momenti që aty nuk ekziston më klori. Uji duhet sesbën te filtrohet direkt në cesmën e kuzhinës tonë, që ne të kemi ujë të pastër të shëndetshëm dhe të rrjedhshëm. Gjithashtu mund ndodhë rekontaminimi i ujit nga tubacionet me ndotës kimike të tilla si plastifikues, plumb dhe ndotës të tjerë kimikë. Filtrat duhet gjithmonë të vendosen në dalje të ujit.

28) Cilat janë arsyet që ju nuk keni filtra per frigorifer?

a) Nuk duhen vendosur filtra në frigoriferë, sepse ndodh rekontaminimi i ujit me mikroorganizma patogjenë dhe shumfishimi i tyre.

b)Ndodh rekontaminimi i ujit me ndotës kimike si bakër (prej gypave të bakrit) dhe plumbi (nga lidhjet), sikurse dhe plastifikues të rrezikshëm.